Digjen tre makina në Lushnje, ishin të parkuara në afërsi të Komisariatit

Shqipëria

Digjen tre makina në Lushnje, ishin të parkuara në afërsi të Komisariatit

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Ilustrim

Tre automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në qendër të qytetit, në afërsi të komisariatit të Lushnjes.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, ka qenë e pamundur të shpëtohen mjetet.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar dhe një magazinë.

Njoftimi i Policisë:

Lushnje

Informacion paraprak 

Sot rreth orës 03:15, në lagjen “Çlirimi” Lushnje, në parkimin e jashtëm të një qëndre tregëtare, ka rënë zjarr në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip "Audi" dhe "Fiat" të parkuar pranë automjetit tip "Benz".

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat