“Ndodhi në gjaknxehtësi, nuk doja ta vrisja”, zbardhet dëshmia e Mhill Gegës që përplasi për vdekje 68-vjeçarin

Shqipëria

“Ndodhi në gjaknxehtësi, nuk doja ta vrisja”, zbardhet dëshmia e Mhill Gegës që përplasi për vdekje 68-vjeçarin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Në gjakxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryej këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”.

 Kjo ka qenë dëshmia e 60-vjeçarit Mhill Gega dhënë para hetuesve, i cili mesditën e të mërkurës përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjeçarin Mark Deda, ngjarje e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës.

Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje.

Ai po mbahet në dhomat e paraburburgimit të Komisaritit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat