"Kështu e ka burrërinë vlonjati", Gjiknuri thumbon Metën: Mos eja fshehurazi në Vlorë

Shqipëria

"Kështu e ka burrërinë vlonjati", Gjiknuri thumbon Metën: Mos eja fshehurazi në Vlorë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:47
Damian Gjiknuri

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës. Fjalën e ka marrë i pari deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.

Ai nuk ka ngurruar që t'i kundërpërgjigjet presidentit Ilir Meta sa i përket debate për bllokimin e fondeve të rrugës. Ai i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të vijë në Vlorë kur të bëhen inaugurimet e rrugës së Selenicës dhe Radhimë-Orikum.

Ai shtoi se nuk është e udhës që presidenti të futet fshehurazi në Vlorë për politikë.  “Ne nuk jemi perfekt, nuk kemi realizime, por ne jemi më të mirët dhe qëndrojmë më të mirët. Ajo që është bërë në Vlorë, nuk ka koment. Kemi thënë në fushatën e parë para katër viteve që Vlorën do e bëjmë qytetin e dytë e pas Tiranës, e cilësuan si utopi, por tani është realitet sepse Vlora është thyer në një brand. Kushdo tjetër mund të ketë folur dhe flasë për Vlorën patriotike dhe historike.

Vlora ka histori, por vëmendje nuk i është kushtuar nga qeveritë e tjera. Ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është, Rama ka bërë realitet ndryshimin në Vlorë. A i kemi bëre të gjitha? Po ne prandaj duam të nisim punët që kemi nisur. Ne kemi paratë për rrugën Radhimë-Orikum, por edhe për rrugën e Selenicës, janë gjetur lekët. I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës të ftojë presidentin e Republikës, të mos vijnë fshehurazi Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet. Nëse bëhet vepra, atëherë hajde sepse kështu e ka burrërinë Vlonjati, nëse vjen fshehurazi për politikë turp t’i vijë”, tha Gjiknuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat