Shpëtim Idrizi takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Shqipëria

Shpëtim Idrizi takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:28
Shpëtim Idrizi takim me Lulzim Bashën në selinë blu

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi po zhvillon këtë paradite një takim në selinë e Partisë Demokratike me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi konfirmohet nga burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj.

Ky është takimi i fundit rakordues për përfaqësimin e PDIU në listat e PD.

Ndërkohë, që të mërkurën është afati i fundit kur Basha duhet të dorëzojë listën e koalicionit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Burime për ABC, bëjnë me dije se në fillimin të javës së ardhshme aleatët do të autorizojnë Bashën të dorëzojë ne KQZ listat e koalicionit dhe vendet që do t’i japë secilës parti në listën finale për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat