Mungesa e çertifikatës së pronësisë, 1 mijë fermerë në Korçë nuk përfitojnë dot naftën pa akcizë

Shqipëria

Mungesa e çertifikatës së pronësisë, 1 mijë fermerë në Korçë nuk përfitojnë dot naftën pa akcizë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Korçë

Mbi 1 mijë fermerë në fshatin Dersnik të Korçës nuk kanë përfituar nga skema e naftës pa akcizë pasi ende nuk kanë mundur të pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi të tyre.

Mosplotësimi i kritereve që parashikon ligji e bën të pamundur përfitimin e naftës pa taksa për fermerët e këtij fshati gjë që do të lehtësonte kostot për proceset në punimin e tokës. Sipas banorëve shkaku që janë jashtë skemës mbështetëse të bujqësisë për të përfituar naftë pa taksa është pikërisht mungesa e certifikatës së pronësisë, një problem i mbartur prej dekadash dhe që nuk ka gjetur ende një zgjidhje.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, e njohur me problematiken e fermerëve të fshatit Dersnik ia ka adresuar këtë shqetësim ministrisë e cila do të shohë në vijim zgjidhjen e këtij ngërçi.

Jo vetëm fermerët e fshatit Dersnik, por edhe fermerë të tjerë në fshatrat e juglindjes kanë të njëjtën problematike duke mos përfituar kështu nga skema mbështetëse e bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat