Pandemia tkurr popullsinë, bie lindshmëria

Shqipëria

Pandemia tkurr popullsinë, bie lindshmëria

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Edhe pse me vonesë Instat ka paraqitur shifrat zyrtare të vdekjeve dhe të lindjeve në shqipëri. tre mujori i fudit ka rezultuar me një rritje të ndjeshme të personave që janë ndarë nga jeta.

Madje thuajse me një dyfishim krahasuar me të njëjtin periudhë më parë. Në total janë 9367 persona që janë ndarë nga jeta krahasuar me 5421 të së njëjtës periudhë më parë.

Edhe pse në raportin e instat nuk thuhet, shifrat në rritje vijnë në muajin kur nisi përhapja e koronavirusit në shqipëri duke kulmuar në tetor,  nëntor dhe në dhhjetor.

Në total gjatë vitit 2020 humbën jetën 27.605 persona, duke shënuar një rritje me 25,8 %, krahasuar me një vit më parë

Por nga ana tjetër situata e vështirë ekonomike dhe prikologjike ka sjellë dhe ulje të lindshmërisë duke sjellë dhe uljen e mëtejshme të numrit të popullsisë.

 Numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 7.011, duke shënuar një rënie me 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë vitit 2020 erdhën në jetë 28.075 foshnja

 Shtesa natyrore e popullsisë, thuhet në instat në tremujorin e katërt 2020 tregon se janë 2.386 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e katërt 2020, Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet e vetme të vendit që shënojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Rënien më të lartë në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, e zë qarku i Gjirokastrës, me -21,9 për qind. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, e zë qarku i Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat