Qytetarët i ankohen Grida Dumas: ‘Janë qena, edhe ndihmat i ndajnë me interes politik’

Shqipëria

Qytetarët i ankohen Grida Dumas: ‘Janë qena, edhe ndihmat i ndajnë me interes politik’

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:18
Grida Duma

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Kavajën dhe Rrogozhinën, Grida Duma thotë se pushteti lokal dhe qendror i ndan ndihmat aty ku ka interes politik dhe jo aty ku ka qytetarë vërtetë nevojtarë.

Teksa i kanë qarë hallet dhe problemet ish-deputetes demokrate, qytetarët i thanë se shpresat tashmë i kanë vetëm tek ajo.

“Edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik e jo te njerëzit që vërtetë kanë nevojë! Bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar! Mashtrojnë vetëm me qëllim të marrin taksat e qytetarëve që me shumë mund mbijetojnë!

Dëgjoj me përkushtim maksimal e marr zotim kur dëgjoj qytetarët të thonë “ Ne shpresat i kemi vetëm te Ju!” shkruan Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat