Pse një spital në fushatë? Rama: Më vjen për të qeshur. 50 persona personel turk dhe 320 shqiptar

Shqipëria

Pse një spital në fushatë? Rama: Më vjen për të qeshur. 50 persona personel turk dhe 320 shqiptar

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 10:13
Edi Rama

Kryeministri Rama zbuloi sot të tjera detaje lidhur me Spitalin e ri Rajonal që po ndërtohet nga Turqia në Fier.

Rama shprehet se gjatë periudhës së tranzicionit 1-3 vjet, spitali do të menaxhohet nga turqit, personeli do të jetë i përzierë, ndërsa pagat do të jepen sipas performancës.

“Me vjen për te qeshur kur shoh reagime njerëzish që thonë pse tani në fushatë. Në fakt kemi bërë përpjekjet tona prej shumë kohësh. Kemi vite që përpiqemi për ta materializuar. Kemi dështuar me sukses më shumë se një herë, si rezultat i mos arritjes në një skemë bindëse, edhe pse kemi pasur interesa të shprehura nga anë të ndryshme, pasi për buxhetin e shtetit ishte një operacion goxha i rëndësishëm dhe i pamundur, në kushtet kur kemi pasur nevojë të adresojmë shumë nevoja që nga transformimit në QSUT dhe transformime të tjera.

Unë e kam informuar edhe Gramozin se e kishim shtruar këtë çështje edhe më parë, por për 1001 arsye u bë e mundur së fundmi. Do të jetë një spital që nuk do ti shërbejë vetëm Fierit. Spitali aktual rajonal do të lehtësohet shumë. Do të jetë spital publik, pa pagesë. Do të pajisjet nga A-ja të Zh-ja nga Turqia. Në një periudhë tranzicioni nga 1-3 vjet në spital do funksionojë një personel i përzier, 50 turq, dhe 320 persona shqiptar. Personeli turk do ketë nga drejtuesi, menaxherët, shefat e pavionëve, kryeinfermierë, infermierë, ndërkohë që personeli shqiptar do përzgjidhet nga personeli i Fierit dhe më gjerë se sa fieri, në bazë të një testi që do bëhet nga menaxhimi turk. Do të jetë një sistem pagash që vlerëson atë që ka më shumë kontribut”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat