Përplasi qëllimisht me makinë ish-kolegun, del para gjykatës 60-vjeçari

Shqipëria

Përplasi qëllimisht me makinë ish-kolegun, del para gjykatës 60-vjeçari

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Ilustrim

Gegë Mhillaj, 60-vjeçari që përplasi qëllimisht me makinë ish-kolegun e tij Mark Gjeta, në Mirditë do të dalë sot para gjykatës.

 Mhillaj sapo ka mbërritur në gjykatën e Lezhës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhin pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës.

Autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti, pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike. D

itën e ngjarjes ata kanë debatuar sërish.

Në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë. Por Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz makinës duke e përplasur Gjetën. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Mhillaj shfaqi pendesë për krimin, duke u shprehur se kishte ndodhur në moment gjaknxehtësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat