Sherr me thika mes të rinjve, njëri i plagosur rëndë niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Sherr me thika mes të rinjve, njëri i plagosur rëndë niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku raportohet se ka patur një përleshje me thika mes të rinjve.

Sipas informacioneve të para, sherri ka ndodhur në pedonalen e qytetit, ky dy shokë rreth 23 vjeç, pas një konflikti me një person tjetër, janë plagosur me thikë nga ky i fundit.

Dy të rinjtë kanë marre plagë në trup dhe janë dërguar drejt spitalit të qytetit. Por gjendja e njërit është e rëndë dhe pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat