Grida Duma takim me fermerët: Toka që punohet nuk do taksohet!

Shqipëria

Grida Duma takim me fermerët: Toka që punohet nuk do taksohet!

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:01
Grida Duma

ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka zhvilluar një takim me fermerë, para të cilëve u angazhua se qeveria e re do të japë subvencione për ata që do ta punojnë tokën.

“Ti më the që punoj 160 dynim që e kam me qira. Ne të themi që toka që punohet nuk do të taksohet”, tha Duma gjatë bashkëbisedimit me fermerin.

Po ashtu Duma deklaroi se do të hiqen të gjitha taksat e naftës që sipas saj qeveria Rama i ka vendosur me patëdrejtë.

Statusi i plotë 

Nafta është me ujë! Naftën merreni tek “miqtë”.

Jo ndihmë që nuk është nafta gjoja e ulur por të prish makina e mjete!

“Po prishim edhe makineritë që me shumë mund i kemi blerë.”

Ne do të heqim taksat e naftës për të gjithë që qeveria ka vendosur me patëdrejtë!

Toka që punohet nuk do taksohet! Subvencioni do jetë për çdo fermer.

Do të investohet në kanalizime me 50 milionë euro për çdo vit!

Më 25 Prill Shqipëria Fiton!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat