Kriza nga pademia, Agolli: Bizneset punojnë me 1/3 e kapacitetit për shkak të orës policore

Shqipëria

Kriza nga pademia, Agolli: Bizneset punojnë me 1/3 e kapacitetit për shkak të orës policore

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Shpëtim Agolli

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Shpëtim Agolli për RTV Ora ka komentuar krizën në të cilën po kalon biznesi në Shqipëri për shkak të pandemisë.

Agolli ka thënë se biznesi në vendin tonë ka kohë që po përballet me një krizë, por pandemia sipas tij, ka bërë që të punojnë me 1/3 e kapacitetit për shkak të orës policore.

Agolli: Po të shikojmë ligjin për dividendin që u ul nga 15 në 9%, ky ligj ka fuqi prapavepruese dhe antikushtetues, sepse kjo favorizoi një pjesë të oligarkëve. Përkrahja ishte për biznesin e madh. Një pjesë e konsiderueshme e parave që ata mund të riinvestonin pavarësisht se nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, do të krijonin të ardhura. Në të kundër biznesi ka detyrimin ligjor ose ti kthejë, ose ti ndajë këto para te aksionerët e vet. Kjo nuk ndodhi dhe kjo ulje prej 6% shkoi në xhepin e biznesit. Ky ligj ishte krejt absurd, nuk e favorizoi ekonominë, ndërsa uli konkurrencën në treg.

Në kriza të tilla, më shumë është i prekur biznesi i vogël dhe i mesëm, për shkak edhe të fiziologjisë dhe operimit në treg që ka. Nga ana tjetër ka rënë kërkesa konsumatore, që do të thotë që qytetarët kanë më pak para në xhep dhe detyrimisht nuk konsumojnë shumë. Shikojmë sot që edhe oraret janë reduktuar, deri në orën 8 të mbrëmjes punojnë bizneset. Edhe produktiviteti në biznes dhe të ardhurat do të rriten. Një biznes i vogël nëse ka 4 punonjës, do të largojë një. Punon me një të tretën e kapacitetit. Më të prekurat gjatë pandemisë kanë qenë bizneset që merren me tregti dhe shërbime.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat