Lëndët toksike në ish-trikotazhin e Korçës, ekspertët nisin pastrimin e territorit

Shqipëria

Lëndët toksike në ish-trikotazhin e Korçës, ekspertët nisin pastrimin e territorit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Foto

Lëndët toksike në fabrikën e trikotazhit në Korçë kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra që rrezikojnë seriozisht banorët e lagjes nr. 9.

Ekspertët mësohet se do të nisin punët që sonte, teksa pritet neutralizimi i lëndëve të dëmshme. Bëhet me dije se ditën e nesërme do të largohen nga depoja e ish-trikotazhit të Korçës.

Nga matjet që janë bërë nga ekspertët, lëndët  që kanë bërë reaksion nuk rrezikojnë banorët në lagjen nr.9. Por brenda ambienteve të fabrikës situata mund të jetë shqetësuese dhe e dëmshme. Analizat e lëndëve janë marrë aktualisht dhe do të studiohen në laborator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat