Mashtrim dhe trafik droge/ Shqiptari arrestohet sapo hipën në makinë

Shqipëria

Mashtrim dhe trafik droge/ Shqiptari arrestohet sapo hipën në makinë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Policia italiane, foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur akuzohet nga autoritetet spanjolle për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari i cili banonte në Altopascio u arrestua për llogari të autoriteteve spanjolle.

Ai u arrestua mëngjesin e sotëm, pranë banesës, teksa po hipte në makinën e tij.

Shqiptari akuzohet për trafik droge dhe mashtrim të kryer në Spanjë në vitin 2019.

Pas arrestimit, 35-vjeçari u dërgua në burgun Luça dhe më pas do ti dorëzohet autoriteteve spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat