Paloka 'harron' pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë në thyerje të masave antiCOVID

Shqipëria

Paloka 'harron' pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë në thyerje të masave antiCOVID

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:31
Paloka mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë

Akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se ka dështuar më menaxhimin e pandemisë në vend janë të përditshme nga opozita, por duket se ajo është e para që shkel me të dyja këmbët masat antiCOVID duke u kthyer në një burim infeksioni për qytetarët.

Gjobat prej 5 mln lekësh të reja për disa nga anëtarët e PD, duket se nuk frenojnë demokratët që të bëjnë një hap pas e të mendojnë se janë duke rrezikuar jetën e shqiptarëve me mbledhjet e tyre elektorale dhe të shtabit, ku grumbullimet janë tepër të larta dhe ajo që është edhe më e rëndë, asnjë nuk mban maska mbrojtëse.

Pas Xhelal Mziut në Dibër, i cili kishte zhvilluar një takim elektoral me shumë të rinj brenda një ambienti të vogël të mbyllur, e njëjta gjë ka vijuar edhe me nënkryetarin e PD-së Edi Paloka, i cili ka inauguruar shtabin e PD në Fushë Krujës.

Ai ka mbledhur shumë njerëz, të gjithë pa maska dhe të përqafuar me njeri-tjetrin në kundërshtim të hapur me masat antiCOVID, i cili nuk ka nguruar të publikojë edhe foto në profilin e tij në Facebook.

Në vend që të ndërgjegjësojnë qytetarët që të zbatojnë masat dhe të ruhen sa më shumë nga kjo pandemi, PD zgjedhje t'i shkel ato vetë dhe më vonë të dalë në deklarata të përsëritura për mediat se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pandemisë. Po vetë roli i opozitës në këtë pandemi kush është?

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat