Rama: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall! Politikanët do ishin shumë më të përmbajtur nëse drejtësia do kishte funksionuar

Shqipëria

Rama: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall! Politikanët do ishin shumë më të përmbajtur nëse drejtësia do kishte funksionuar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:39
Edi Rama

Rama i ka cilësuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar si 'kastë' që  e kthyen drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet dhe nëse nuk do të ishte ky abuzim i tyre politikanët nuk do të ishin treguar kaq të papërgjegjshëm.

Rama tha se shteti i së drejtës  duhet të vetëdijesohet dhe nëse  do të kishte ndodhur më parë do kishim këto raste ekstreme duke iu referuar rastit të gjyqtares së Krujës,  Enkelejda Hoxhës, e cila u arrestua nga SPAK.

 "Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë të fokusohen për të parë se ajo që kemi bërë ne në këto vite për të pasur një drejtësi funksionale është historike. Është gjëja që mbase vlerësohet shumë herë më pak se ç’vlen në të vërtetë. Rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë. Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët.

Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm. Mungesa e një drejtësie që mban të palëkundur gurin themeltar, ka bërë që ne të vuajmë shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat të jenë te më të dobëtit. Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Ose në shumë raste dhunuesit pasi janë dhunuar, kanë ridhunuar. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijësohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur.

Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme dhe aspekti tjetër është si do të rrisim ne paralelisht me drejtësinë dhe mundësitë tona ekonomike duke rritur investime publike dhe investimet private dhe ato të huaja. Në mandatin e tretë ne do të finalizojmë disa procese të nisura prej vitesh që kërkojnë kohën e tyre. Ne po punojmë nga të katër anët dhe mendjen se po e bëjmë për fushatë. Nuk është e vërtetë pasi punët që bëjmë sot kanë nisur prej kohësh me ideimin, garën kontrata dhe nuk nis vetëm kur shikon eskalatorin në rrugë", tha Rama

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat