“Jam veteran lufte”, i moshuari kërkon të vaksinohet: Personalitet jam edhe unë

Shqipëria

“Jam veteran lufte”, i moshuari kërkon të vaksinohet: Personalitet jam edhe unë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:44
91 vjeçari

Një i moshuar, 91 vjeç, është drejtuar sot për te stadiumi “Air Albania” për të marrë vaksinën kundër koronavirusit, ndonëse nuk ishte njoftuar se sot ishte radha e tij për t’u vaksinuar.

Në “Air Albania” po vaksinohen sot personalitetet e moshuar, ndërsa para gazetarëve, 91-vjeçari tha se edhe ai është personalitet sepse është veteran lufte.

Pavarësisht se gazetarët i thonë se a nuk mund të vaksinohet, nëse nuk është lajmëruar, i moshuari drejtohet drejt qendrës së vaksinimit, me bindjen se i takon të marrë dozën e vaksinës.

“Unë jam 91 vjeç, kam ardhur për të bërë vaksinën , nuk më lajmëroi njeri, por edhe unë personalitet jam, në luftë kam qenë, jam veteran. Lëri personalitetet, a këtu bëhet apo jo? Tinkën e kam komshije unë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat