Kelliçi në Yrshek dhe Katundin e Ri: Mohimi dhe propaganda nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve

Shqipëria

Kelliçi në Yrshek dhe Katundin e Ri: Mohimi dhe propaganda nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:29
Belind Këlliçi

Kryetari i Forumit rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me demokratë në Yrshek dhe në Katundin e Ri.

Në një shenim në faqen e tij ne facebok ai shkrun a se, “Kjo rrethinë e Tiranës duhet trajtuar përparësisht me investime në infrastructure”.

“Banorët duhet ta ndjejnë veten pjesë të Tiranës dhe jo të përjashtuarit e saj të radhës”. “Më 25 prill, bashkë për ndryshimin!”, shkruan Kelliçi

Ja postimi i plotë:

Me ekipin e demokratëve në Yrshek dhe Katund i Ri, diskutuam ploblemet më emergjente të komunitetit, të cilat anashkalohen ose, në rastin më të keq, mohohen nga Bashkia Tiranë. Probleme ka kudo ku shkojmë. Kuptohen me sy të lirë.

Mohimi dhe propaganda nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve. Gënjeshtra dhe manipulimi nuk jetojnë gjatë. Banorët nuk kanë nevojë të shohin Yrshekun në Facebook-un e Erionit, se aty jetojnë dhe e njohin mirë realitetin e zonës.

Kjo rrethinë e Tiranës duhet trajtuar përparësisht me investime në infrastrukturë. Banorët duhet ta ndjejnë veten pjesë të Tiranës dhe jo të përjashtuarit e saj të radhës. Më 25 prill, bashkë për ndryshimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat