Zhupa: Pallati i dëmtuar nga tërmeti është rrënuar nga Bashkia pa vendim të Këshillit Bashkiak

Shqipëria

Zhupa: Pallati i dëmtuar nga tërmeti është rrënuar nga Bashkia pa vendim të Këshillit Bashkiak

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka bërë një denoncim tjetër nga zona e Kombinatit gjatë ditës së sotme.

Një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit është rrënuar nga Bashkia Tiranë pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, u shpreh Zhupa në denocnimin e saj.

Ndërkohë banorët kanë mbetur në mes të katër rrugëve pasi shteti nuk po u jep një zgjidhje për strehimin e tyre në bazë të vlerës së pronës së apartamentit që kishin.

Teksa vendimi për shëmbjen e pallatit është marrë pa asnjë konsultim me banorët dhe asnjë dokumentacion ligjor, pronarët e apartamenteve kërkojnë të dinë se çfarë do të ndodhë me strehimin dhe më pas me kompensimin e pronës së tyre.

“Na kanë kërkuar dokumetet dhe tapitë për të vlerësuar nëse pallati do të rindërtohet apo do të ndërtohet diku tjetër. Na është thënë më 7 janar se pallati do të prishet. Do të largoni orenditë shtëpiake dhe ta boshatisni. Nuk na është dhënë asnjë vendim. Ky është cënim i të drejtave të njeriut, i të drejtës mbi pronën, i të drejtës themelore që ka njëriu, për shtëpinë. Ne nuk kemi një dokument ku ne kemi firmosur, ndërkohë po përfitojnë banorë të pallateve që nuk janë prishur”, thotë një banore e cila kërkon të drejtën mbi pronën e saj.

“Nuk e di a kemi apo jo qeveri. Nuk merret asnjë masë që të bëhet diçka. Kemi dëgjuar se qeveria do të na japë ne që jemi burrë e grua në familje, me dy dhomë e një kuzhinë, nuk na takon 2 e kuzhinë, sepse ne po të strehojmë dhe do të marrësh një dhomë e një kuzhinë. Cila qeveri të mohon pronën?”, tha një tjetër banore e njësisë 6 në Tiranë.

Ina Zhupa e cila ndoqi nga afër shqetësimin e këtyre banorëve theksoi se ky është një tjetër rast skandaloz se si ligji shkelet me të dyja këmbët dhe se si shteti shkatërron në mënyrë barbare banesat e qytetarëve, pa asnjë vendim ligjor.

“Ky pallat sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nuk është shembur akoma, ndërkohë që ne jemi në rrënojat e tij. Shteti ligjor me Edi Ramën dhe me Erjon Veliajn, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nuk funksionon. Ata nuk duan t’ia dinë për ligjet, nuk duan t’ia dinë për jetën e qytetarëve, nuk duan t’ia dinë për strehimin e qytetarëve, duan vetëm të bëjnë propagandë, të filojmë që këtu po shembdet dhe gjoja po punohet në Kombinat. Duan vetëm të tregojnë që ata e meritojnë mandatin e tretë ndërkohë që nuk kanë punuar asnjë ditë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre, një grup oligarkësh dhe klientë të pushtetit. Më 25 prill i kthehemi edhe një herë shtetit ligjor dhe me 25 prill qytetarët e Kombinatit do të votojnë për të humbur Rama dhe për të fituar Tirana dhe për të fituar e gjithë Shquipëria”, tha Ina Zhupa nga Kombinati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat