Gjendet pa jetë një person në banesën e tij, të dhënat e para të ngjarjes

Shqipëria

Gjendet pa jetë një person në banesën e tij, të dhënat e para të ngjarjes

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa jetë brenda banesës së tij.

Ngjarja është raportuar në lagjen 17 në qytetin e Durrësit.

Mësohet se personi që kishte ndërruar jetë është Bajram Cani.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se i ndieri kishte disa ditë që kishte humbur jetën, në rrethana që ende nuk dihen.

Bajram Cani është babai i biznesmenit Plarent Canit, i vrarë në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat