Shpërthen në flakë makina në mes të qytetit, frikësohen qytetarët

Shqipëria

Shpërthen në flakë makina në mes të qytetit, frikësohen qytetarët

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një makinë ka marrë flakë në ecje ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar në mes të qytetit të Korçës, për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Automjeti u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

Personi që drejtonte automjetit ka vepruar me shpejtësi duke dalë nga makina, ndërsa ngjarja ka frikësuar edhe qytetarët që ndodheshin në Bulevardin “Republika”.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat