Porositë e Bashës për drejtuesit politikë të PD-së

Shqipëria

Porositë e Bashës për drejtuesit politikë të PD-së

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:57
Lulzim Basha

Mbasditen e sotme Lulzim Basha mblodhi si çdo të dielë, prej tre javësh, drejtuesit politikë të PD-së në qarqe. Sigurisht që në fokus ishte fushata.

Përpos pasqyrimit për punën e javës në terren që drejtuesit i bëjnë liderit demokrat, Lulzim Basha u kërkon edhe shqetësimet që kanë qytetarët për të ndërtuar më pas strategjinë.

Krahas drejtimit të qarkut, kryedemokrati u ka lënë detyrë të besuarve të tij që në zonat që menaxhojnë fushatën të “thithin” edhe kapacitete, individë të spikatur me qëllim propozimin për deputetë.

Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia (komisioni që i përzgjodhi) do të përbëjnë jo më pak se 80% të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20% e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat