Makinë me qera për transportimin e emigrantëve drejt Kukësit, arrestohet korçari 25 vjeçar

Shqipëria

Makinë me qera për transportimin e emigrantëve drejt Kukësit, arrestohet korçari 25 vjeçar

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi po transportonte dy emigrantë të jashtëligjshëm.

Sipas informacioneve, F. H., 25 vjeç, banues në Korçë me një mjet të marrë me qera, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

“bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin : F. H., 25 vjeç, banues në Korçë“, njofton policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, A.B., 19 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat