“Meta i ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës”/ Rama: Propagandë kundër qeverisë me gjuhën e rrugës

Shqipëria

“Meta i ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës”/ Rama: Propagandë kundër qeverisë me gjuhën e rrugës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:52
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër Presidentit Ilir Meta, i cili mëngjesin e sotëm tha se qeveria është e tmerruar nga angazhimi politik i Presidentit.

Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, Kryeministri thotë se Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta.

Sipas Ramës, Presidenti bën propagandë kundër qeverisë dhe flet me një gjuhë rrugë.

“Unë nuk mendoj se ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon  kushtetuta, por është praktikisht nën cdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën propagandë kundër qeverisë që flet me një gjuhë rrugë, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale që e ka vënë zyrën e rojtarit të kushtetutës në dispozicion të ndërmarrjes që e menaxhon e shoqja dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë që ta komentoj unë sepse të gjithë e shohin, e kuptojnë, e ndjejnë dhe të gjithë do ta dënojnë në 25 prill sepse është përtej cdo mundësie për ta justifikuar”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat