“Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet”/ Xhaçka: Radhën e ka BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria

“Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet”/ Xhaçka: Radhën e ka BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:57
Olta Xhaçka

Gjatë seancës plenare, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se tashmë Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për integrimin europian.

Sipas saj, tashmë është radha e BE-së që të hapë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ajo tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do jenë dhe prova e fundit për të hapur rrugën drejt integrimit.

“Procesi i integrimit ka fituar një përshpejtim të ndjeshëm që e ka afruar më shumë Shqipërinë drejt Europës. Sot një përgëzim e meriton Këshilli Kombëtar për integrimin për faktin se ka luajtur një rol të rëndësishëm. Shqipëria ka arritur të gjitha kushtet dhe tashmë do një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Gjatë këtij viti nuk do zvarritet shtyrja dhe shtimi i kushteve. Shqipëria i ka plotësuar të 15 kushtet. Nëse tani nuk do hapet, kjo do cënonte krediblitetin e BE-së. Shqipëria ka bërë gjithçka të mundur, radhën e ka BE-ja. Zgjedhjet e 25 prillit, zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme është çelësi që do hapë rrugën drejt integrimit. Asnjëherë më parë, një mazhorancë nuk ka bërë kaq shumë sa ne që të garantojë zgjedhje të lira. Kodi i ri zgjedhor ishte në vlerësimin e The Economist. Vetëm pak ditë më parë, mora një kopje të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe është një raport që njeh ndryshimet e mëdha që u bënë mes palëve, procedurat e zgjedhjeve. Nuk është vetëm zbatimi i tyre, por dhe raporti i KQZ-së. Janë të gjithë këto elementë që na bën të presim me padurim Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kam një shqetësim se dëgjoj qëndrime e deklarata të politikanëve me peshë, duket se janë gati të përdorin çdo mundësi për të bllokuar procesin. Tanimë e kanë të vështirë të refuzojnë kur faktet janë të qarta“, tha Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat