Krimet e luftës ndaj UÇK-së/ Parlamenti shtyn hetimin ndaj komisionit Dick Marty

Shqipëria

Krimet e luftës ndaj UÇK-së/ Parlamenti shtyn hetimin ndaj komisionit Dick Marty

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Dick Marty

Parlamenti shqiptar do të votojë sot në seancë për shtyrjen me tre muaj afatin e komisionit të posaccëm për vërtetimin e akuzave për krime lufta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe procesin e verifikimit të tyre nëpërmjet raportit të Dick Martyt, anëtarësit të Asamblesë së Këshillit të Europës.

Një vendim i pazakontë, pasi edhe pse Shqipëria është në prag të zgjedhjeve për tre muaj, Parlamenti, që nuk dihet se ccfarë mazhorance do të ketë pas 25 prillit vendos që ta shtyjë këtë afat.

“Afati i veprimtarisë së komisionit të posaçëm “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”, ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 71/2020, zgjatet për një periudhë 3 mujore nga data e përfundimit të këtij afati”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shqip.

Komisioni hetimor u ngrit pas akuzave që u risollën dhe nisjes së gjyqit të Hagës ndaj ish-presidentit Hashim Thacci, edhe ish-luftëtarëve të tjerë si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat