Emrat/ Kuvendi zgjedh 3 anëtarët e KD në RTSH, shtyn afatin e komisionit Dick Marty, bie dekreti i Metës

Shqipëria

Emrat/ Kuvendi zgjedh 3 anëtarët e KD në RTSH, shtyn afatin e komisionit Dick Marty, bie dekreti i Metës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Kuvendi i Shqipërisë

Pas rrëzimit të emrit të Besnik Mustafaj dhe dy kandidaturave të tjera, Kuvendi ka zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Petrit Ruka, Mevlan Shanaj dhe Ardita Reçi janë tre anëtarëte rinj të këtij institucioni. Ruka dhe Reçi morën nga 90 vota pro, ndërsa regjisori i njohur Shanaj mori 96 vota pro të deputetëve të Kuvendit.

Parlamenti gjithashtu ka votuar për rrëzimin e presidentit Meta për rishqyrtimin e ligjit “Për prokurimin publik”. 86 deputetë votuan kundër, 11 abstenuan dhe 11 vota ishin pro.

Gjithashtu Parlamenti votoi për shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm Dick Marty mbi vërtetimin e akuzave për krime lufte ndaj UÇK-së. 89 deputetë votuan pro, 11 votuan kundër dnërsa 5 prej tyre abstenuan. Afati i këtij komisioni u shty për tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat