Më pak mësues të infektuar/ Efekti pas mbylljes së shkollave për shkak të motit të keq

Shqipëria

Më pak mësues të infektuar/ Efekti pas mbylljes së shkollave për shkak të motit të keq

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Foto

Një javë mësim online e diktuar nga kushtet e motit duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të të infektuarve nga covid -19, përsa i përket mësuesve dhe nxënësve në ZRVA e  Elbasanit.

Një javë më parë rezultonin të prekur 55 mësues, ndërsa sot flasim për përgjysmim të të numrit 28 mësues të prekur nga Covid-19.

22 nxënës kanë qenë pozitiv një javë më parë, ndërsa sot numri i tyre është 15-të. Por kjo duket se  nuk ka ndikuar në uljen e numrit të përgjithshëm të të prekurve me Covid-19-të, qarku i Elbasanit vazhdon të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të të prekurve.

Në 24 orët e fundit 76 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa nga 13 persona që kanë humbur jetën në të gjithë vendin në 24 orët e fundit 3 prej tyre janë nga qarku i Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat