"U karantinuam dy javë në banesë", Kumbaro rrëfen betejën me Covid-19

Shqipëria

"U karantinuam dy javë në banesë", Kumbaro rrëfen betejën me Covid-19

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Mirela Kumbaro

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, rrëfeu në emsionin “Opinion”, në News24, betejën me Covid-19.

Kumbaro tregoi që së bashku me familjen, ka qëndruar dy javë e karantinuar si pasojë e shenjave të koronavirusit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi dhe këputje.

Ndër të tjera, ajo theksoi se ana më e rëndësishme e përballjes me virusin është të mënaxhosh anën psikologjike pasi sipas saj, kjo është dhe ajo që do të lërë pasoja në shoqëri edhe pasi pandemia do të kalojë.

“Krahasuar me panoramën e përgjithshme, mendoj se mund të quhemi te rastet mesatare. Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun. Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza” u shpreh ish-ministrjaKumbaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat