Ja pse Shqipëria është e varur nga vaksinat Pfizer dhe Covax

Shqipëria

Ja pse Shqipëria është e varur nga vaksinat Pfizer dhe Covax

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Skënder Brataj

Ditën e sotme, pritet të mbërrijnë 8190 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonë.

Ndërsa procesi i vaksinimit ka nisur edhe në qytete të tjera të Tiranës, Skënder Brataj, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka zbuluar në “Top Talk” arsyen përse Shqipëria pret vaksina vetëm nga Pfizer dhe Covax.

Brataj: Ato që janë kontraktuale në këtë moment është Pfizer dhe Covax. Të dyja bashkë, të kontraktuara nga qeveria shqiptare janë rreth 800 mijë vaksina ose 1 milionë e 600 mijë për të dyja dozat. 500 mijë të Pfizer dhe 1 milionë e 140 mijë ato të Covax që janë në fazë aktivizimi.

Mesa di dhe kam njohje në këtë moment, di që qeveria vetë po trajton dhe me Moderna dhe me prodhues të tjerë vaksinash ndërsa sa i përket asaj kineze dhe ruse, sic është shprehur dhe herë tjetër, Shqipëria ka linjën e BE. Ajo i përmbahet EMA-s dhe FDA-së. Nëse ato janë të autorizuara nga këto dy agjensi, patjetër.

Unë po shihja analizën e 10 ditëve më parë, data 10 shkurt, ishte Gjilbratari në vend të parë me 87.07% të vaksinimit të popullsisë, Izraeli me 85%, Seychelles 66% pastaj vazhdon me Emiratet Arabe me 56% dhe duke zbritur tek Anglia e SHBA që janë në përqindje më të ulët. Vetë Rusia dhe Kina që i kanë prodhuar vaksinat janë tek 2-3%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat