Arsyeja/ Gjykata Kushtetuese bashkon në një të vetme dy paditë e Metës për Teatrin

Shqipëria

Arsyeja/ Gjykata Kushtetuese bashkon në një të vetme dy paditë e Metës për Teatrin

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë dy paditë e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar.

Bashkimi i dy padive në një të vetme bëhet me qëllim që këto padi të merren në shqyrtim nga GJK brenda muajit mars.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar në datë 18 shkurt, ku Gjykata Kushtetuese, bashkoi padinë për kalimin e pronësisë së Teatrit Bashkisë, si dhe padinë për projektin.

Me administrimin e tyre, pritet të caktohet edhe seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat