“Çfarë dhe si do ta bëjmë deri në 25 prill?” Rama parajmëron diskutime mes partive për fushatën

Shqipëria

“Çfarë dhe si do ta bëjmë deri në 25 prill?” Rama parajmëron diskutime mes partive për fushatën

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:28
Edi Rama

Ndërsa po shkojmë drejt fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një diskutim mes partive kryesore në garë për të vendosur ca piketa sesi do të mund të realizohet kjo në kushte pandemie.

Shefi i qeverisë tha se një konsensus mes palëve është imediat pasi çdo shtrëngim i njëanshëm i masave do të interpretohej si një reagim diktatorial nga ana e tij.

Rama: Është një sfidë shumë e madhe dhe po mendoj, dhe se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësirë shumë të ngushtë njerëzillëku në arenën politike që forcat kryesore politike që janë në garë të merren vesh se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë deri në 25 prill. Është automatike që çdo shtrëngim masash do të interpretohet si një reagim diktatorial i Edi Ramës për të zvogëluar hapësirën e fitimtarëve që po vijnë për të marrë Pallatin e Brigadave për tu shtrirë në krevatin e Perandorit.

Nuk është problemi i kostos personale por efektit. Mund të shtrëngosh masën por nëse nuk ka vetëdije dhe përgjegjshmëri nga ata që medemek përfaqësojnë njerëzit, është një medemek shumë i madh për fat të keq, mund ta shkruash masën por mund të mosfunksionojë dhe është më keq. Jemi duke diskutuar, të shohim nëse do të gjejmë një rrugë që të merremi vesh, natyrisht duke ju referuar ekspertëve, duke marrë edhe mendimet e ekspertëve të tjerë që nuk janë në Komitetin e Ekspertëve.

Me ndonjë përjashtim që është ndëshkuar, përfaqësuesit e shumicës i respektojnë. Le të flasin dhe ekspertët e tjerë, të kemi një ide të përbashkët sesi do të zhvillohet kjo fushatë, kush do të jenë kornizat e veprimit në komunikim me publikun që të ketë një balancë, të ketë një marrëveshje për rregullat që do të ndiqen nga të gjithë dhe të gjithë pastaj të respektojnë rregullat që bien dakord vetë. Sepse çdo gjë që në këto kushte kur ka në pak ditë një fushatë elektorale që bëhet nga ana e qeverisë detyrimisht kontestohet për 1001 arsye.

Të shohim nëse do të bëjmë diçka, do të ishte mirë për të gjithë. Edhe një fushatë elektorale që del nga kontrolli, përfytyroni që Presidenti mund të lërë Mercedezin që e përdor  aktualisht pa eskortë kur shkon në ato takimet misterioze, mund të marrë kalin, mund të angazhojë 200-300 nga këto të dekoratave, tu japë nga një shpatë, të nisen me kuaj dhe shpata, atëherë është e vështirë që ta frenosh po nuk pati konsensus si do të bëhet kjo. Rreziku për kuajt bëhet imediat se mund të tërbohen dhe kuajt.Kalojmë në një situatë tjetër kur tërbimi i Presidentit infekton dhe kuajt dhe kemi një problem të dyfishtë kështu që duhet ta shikojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat