Koduzi: Familjarët nuk lejohen të vizitojnë pacientët pasi qeveria fsheh situatën e rëndë në spitale

Shqipëria

Koduzi: Familjarët nuk lejohen të vizitojnë pacientët pasi qeveria fsheh situatën e rëndë në spitale

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:09
Gazment Koduzi

Në Çim Peka Live, eksperti I shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi, duke iu referuar shembullit të spitalit të Gjakovës që ka lejuar vizitat e familjarëve te pacientët e shtruar me Covid, dhe që ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen e tyre, tha ndër të tjera se arsyeja se përse qeveria në Tiranë nuk lejon të ndodhë kjo gjë në spitalet Covid këtu është sepse kërkojnë të fshehin situatën.

Kjo është një nga pikat më të dobëta të situatës. Sepse nuk është vetëm dhënia e barnave por edhe komunikimi me pacientët.

Dhe kjo është një nga pikat e dobëta. Unë e përgëzoj Z. Shala për sinqeritetin që tha që ne kemi mungesë të barnave në spitalin tonë. Në Shqipëri ka mungesa të barnave. Unë kam një qytetar nga Lushnja që ka kërkuar që ta çojë jashtë njeriun e tij, dhe Ministria e Shëndetësisë i kanë thënë jo se i kemi të gjitha këtu.

Po nga Ministria e kanë marrë në telefon dy ditë pasi personi ka humbur jetën dhe i kanë thënë hajde se e gjetëm Redesivirin. Pra një nga arsyet se përse nuk lejojnë të afërmit që të vizitojnë pacientë është se këta nuk duan të bëjnë transparencë. Në Kosovë, në Greqi, në Turqi, në Itali lejohen vizitat e familjarëve me veshjet e tyre. Kontakti me të afërmit do përmirësonte ndjeshëm gjendjen emotive të këtyrë pacientëve. Sepse kanë nevojë për ngrohtësinë e familjes, Arsyet përse nuk lejohen është fshehja e situatës.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat