Nga makinat private në urbanë dhe rrugë, policia intensifikon kontrollet. Ja sa gjoba u vendosën

Shqipëria

Nga makinat private në urbanë dhe rrugë, policia intensifikon kontrollet. Ja sa gjoba u vendosën

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Patrullat e Përgjithshme kanë gjobitur me 3.000 lekë, 829 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit “apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat