Këshilltari i Presidentit i përgjigjet Ramës: O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve

Shqipëria

Këshilltari i Presidentit i përgjigjet Ramës: O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Edi Rama dhe Tedi Blushi

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Tedi Blushi, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se “Ramaforma” merr 3 milion shpulla në zgjedhje e 25 prillit.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur!”, shkruan Tedi Blushi në postimin e tij.

Më herët kryeministri Rama deklaroi se ish-kreu i KED Ardian Dvorani u godit harbutërisht për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

Duke iu referuar vlerësimit të DASH për Dvoranin, kryeministri tha se “është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat