Ikje e beftë, shuhet papritur zyrtari i PD-së

Shqipëria

Ikje e beftë, shuhet papritur zyrtari i PD-së

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Xhevit Sula

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj shkruan se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë kryetari i grup-seksionit nr. 1 të degës së PD-së Patos, Xhevit Sula.

“Xhevit Sula, kryetar i Grupseksionit nr 1 te degës se PD-se Patos ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga një atak kardiak!

Familje e hershme demokratesh, anëtar kryesie dhe kontribuues në vite.

Ikja e tij e beftë, përveçse na ka shokuar është një humbje e madhe për PD-ne dhe shoqërinë. U prehsh në paqe mik i dashur! Ngushëllime Lides (bashkëshortes) dhe dy fëmijëve si dhe gjithë miqve e të afërmve! Do të na mungosh shumë”, shkruan Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat