Balla: Sulmet e Metës kundër Rerformës në Drejtësi, s'mund të cënojnë aspak këtë reformë historike

Shqipëria

Balla: Sulmet e Metës kundër Rerformës në Drejtësi, s'mund të cënojnë aspak këtë reformë historike

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:28
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mironjohjen për SHBA dhe BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në Twitter  Balla deklaron se sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike.

"Mirënjohje SHBA dhe BE për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi. Sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike", shkruan Balla.

Kujtojmë se pas mbështetjes që i ka dhënë kryeministri Edi Rama, Ardina Dvoranit i cili u zgjodh ndër 12 personalitetet më të spikatur në botë në luftën kundër korrupsionit, ka reaguar presidenca duke sulmuar jo vetëm Ramën, por edhe diplomatët, të cilët i konsideron të korruptuar deri në palcë. Këtu sulmoi dhe reformën duke thënë se do ngordhë më 15 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat