Kontrollohen 27 ton mish pule në Durrës, kompania ankohet për verifikime të papërshtatshme

Shqipëria

Kontrollohen 27 ton mish pule në Durrës, kompania ankohet për verifikime të papërshtatshme

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustruese

Inspektorët doganorë të Durrësit kontrolluan këtë të martë, 23 shkurt,  një sasi prej 27 ton mish pule.

Drejtuesit e kompanisë, thonë se verifikimet janë bërë në kushte të papërshtatshme, pasi për mishin duhet temperaturë në të paktën minus 18 gradë.

Madje ata shtojnë se mishi me origjinë nga Argjentina në këtë situatë të krijuar rrezikon të dëmtojë shëndetin e konsumatorëve.

Përfaqësuesi i kompanisë  sqaron se ka kërkuar nga autoritetet që produkti t`i nënshtrohet procedurave në ambientet e kompanisë, aty ku është edhe temperatura e përshtatshme.

Kërkesa e firmës është refuzar nga autoritetet doganore dhe nga policia kufitare.

Sipas drejtuesve të kompanisë kjo është e para herë që kontrolli kryhet në kushte aspak të përshtatshme ndërsa veprimet e autoriteteve portuale dhe doganore cënojnë seriozisht sigurinë ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat