Pedagogu Isufi: Jemi në post-diktaturë, jo në post-modernizëm

Shqipëria

Pedagogu Isufi: Jemi në post-diktaturë, jo në post-modernizëm

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:13
Ardian Isufi

I ftuar në emisionin “Refleksione”, pedagogu i arteve Ardian Isufi u shpreh se jemi në post-diktaturë dhe jo në post-modernizëm.

Ai sqaroi se post-modernizmi ka nevojë për demokraci liberale ku i jepet përparësi individit. Ai shtoi se Post-modernizmi është si një pasqyrë e modernizmit.

Ndër të tjera pedagogu theksoi se kur ka një post ka një krizë që ndodh me modernizmin ashtu siç ka ndodhur për të bërë një lidhje me impresionizmin. Kriza e saj ishte ajo që solli post-impresionizmin që padyshim shkëlqyen akoma më shumë në raportin që kishin me shoqërinë dhe natyrën.

“Ne jemi në një post-diktaturë sesa në një post-modernizëm. Post-modernizmi ka nevojë për demokraci liberale ku i jepet përparësi individit, megjithatë mendoj se post-modernizmi është në vetvete një demokraci në radhë të parë, ku njeriu mund të operojë me fuqinë e tij intelektuale, me fuqinë e tij si vokacion, duke shkaktuar në publik një të mirë që nis nga individi, megjithatë ndoshta ky është një orintim i imi. Post-modernizmi është si një pasqyrë e modernizmit.

Gjithmonë kur ka një post ka një krizë që ndodh me modernizmin ashtu siç ka ndodhur për të bërë një lidhje me impresionizmin. Kriza e saj ishte ajo që solli post-impresionizmin që padyshim shkëlqyen akoma më shumë në raportin që kishin me shoqërinë dhe natyrën . Në këtë kontekst unë post-modernizmin e shoh  si kritikun më të madhe, si rebelin më të madh si njeriun që kërkon dhe tenton të gjejë të vërtetat e mëdha, pavarësisht mundësive,” deklaroi mes të tjerash në “Refleksione”, u shpreh pedagogu Ardian Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat