Bushati: Fitorja në Shkodër është e padiskutueshme!

Shqipëria

Bushati: Fitorja në Shkodër është e padiskutueshme!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Helidon Bushati

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, reagon pas publikimit të sondazhit të Noto Sondagi.

Duke publikuar shifrat e sondazhit të mbrëmshëm, Bushati shprehet se fitorja e demokratëve në Shkodër është e padiskutueshme!

Helidon Bushati: Fitorja është e padiskutueshme! Shkodra e ka në gen forcën e kurajon për t’i prirë ndryshimit për një Shqipëri, ku respektohen dhe trajtohen me dinjitet qytetarët. Është koha për punë!

Ne na ka lindur detyra të punojmë fort dhe me zemër për ta kthyer 25 Prillin, jo vetëm si moment për largimin e së keqes, por në një ditë shprese për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat