Armë zjarri e municione luftarake në shtëpi, arrestohet 37 vjeçari në Finiq, në kërkim i ati

Shqipëria

Armë zjarri e municione luftarake në shtëpi, arrestohet 37 vjeçari në Finiq, në kërkim i ati

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi kishte fshehur armë zjarri dhe municione luftarake.

Në pranga ka rënë M.T., 37 vjeç dhe është shpallur në kërkim i ati, të cilët në banesën e tyre në fshatin Dhrovjan kishin fshehur 10 armë zjarri dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Policisë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht:

1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat