Elbasani në zi, vdesin 3 pacientë në moshë të re nga COVID-19

Shqipëria

Elbasani në zi, vdesin 3 pacientë në moshë të re nga COVID-19

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

COVID-19 duket se po shkakton çdo ditë e më shumë viktima edhe në moshë të re.

3 qytetarë nga Elbasani kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në spitalet në Tiranë. Viktimat janë të moshës 35-45 vjec, të tre të gjinisë mashkullore.

Ndërkohë një tjetër pacient po nga Elbasani është në gjendje kritike për jetën, në spitalet Covid në Tiranë, duke shkaktuar një gjendje alarmi te të gjithë qytetarët.

Një ditë më parë, edhe oskigjenisti i spitalit të Elbasanit, vetëm 38 vjeç është shtruar në spital, për shkak të nivelit shumë të ulët të oksigjenimit.

Mësohet se ai është trajtuar për disa ditë me radhë në banesë, dhe më pas është dërguar në gjendje të rënduar drejt Tiranës, ndërkohë që situata është duke precipituar në të gjitha qytetet e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat