Kush është durrsaku që plagosi nënë e bir për një vend parkimi

Shqipëria

Kush është durrsaku që plagosi nënë e bir për një vend parkimi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Durrësit u trondit nga një sulm me armë zjarri ku fillimisht u raportua se autori ishte, Zyber Juba (personi në fotot).

Pas verifikimeve u zbulua se i vëllai, Ergys Juba ishte ai që plagosi me armë dy persona.

Babai i dy fëmijeve, plagosi me armë zjarri nënë e bir, Valbona dhe Flamur Cerma, pas një sherri që nisi për një vend parkimi.

45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt Flamur Çermës, por plumbat i kanë kapur të dy. Nënë e bir ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat i kapën në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat