‘Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar’, burri nga Kukësi kërcënon 72- vjeçarin dhe i zhvat 12 mln lekë

Shqipëria

‘Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar’, burri nga Kukësi kërcënon 72- vjeçarin dhe i zhvat 12 mln lekë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:47
Kukësi

Një 72-vjeçari i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar që e akuzonte për raporte seksuale me të shoqen.

Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kukësit.

50 vjecari Agron Nika është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72 vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.

Nika akuzonte Gjicin se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dhe në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe në formë shpagimi duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat