Ka mbuluar pothuajse të gjithë Europën, në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane! Do rriten temperaturat

Shqipëria

Ka mbuluar pothuajse të gjithë Europën, në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane! Do rriten temperaturat

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:56
Ilustrim

Që nga fundjava, një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore.

Sipas MeteoAlb, kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Megjithëse qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore do të ndikojnë edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat