Gati 2 muaj pas vrasjes së Klodianit nga efektivi/ Meta viziton banesën e familjes Rasha

Shqipëria

Gati 2 muaj pas vrasjes së Klodianit nga efektivi/ Meta viziton banesën e familjes Rasha

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Klodian Rasha

Kreu i Shtetit, Ilir Meta zhvilloi dje një vizitë në familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i riu që u vra nga një efektiv policie në kryeqytet afro dy muaj më parë.

Mesnatën e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës në vitin 2020, Rasha u vra nga efektivi pasi kishte thyer orarin policor.

BalkanWeb raporton se Meta është pritur nga babai dhe e nëna e Klodianit dhe të afërm të tyre.

Sipas familjarëve, Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment për shkak se sipas tyre presidenti nuk ka dashur që kjo vizitë të politizohej.

Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat