“Më 26 prill Balla do të bëhet…” Meta paralajmëron numrin dy të PS: Ji i kujdesshëm

Shqipëria

“Më 26 prill Balla do të bëhet…” Meta paralajmëron numrin dy të PS: Ji i kujdesshëm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:40
Meta dhe Balla

Kreu i shtetit, Ilir Meta i është përgjigjur ashpër kreut të grupit parlamentar të PS, Tualant Balla, pas akuzave të këtij të fundit se ai takohet me prokurorë dhe gjyqtarë të larguar nga Vettingu.

Meta tha se Ballën e nxjerrin për të sharë e provokuar, por më 26 prill do të bëhet një qytetar që do të respektojë Kushtetutën dhe institucionet.

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun, vetëm gjëra të tilla të pjell mendja, sic ishte vizita ime në Librazhd, që e dinë të gjithë njerëzit ata. Më ftoi Taulanti mua dhe nuk vajta? Taulantin e nxjerrin për të sharë e provokuar, atë detyrë ka. Unë e di që më 26 prill do të bëhet një qytetar që do të respektojë Kushtetutën dhe institucionet.

Deri atëherë edhe ai të jetë i kujdesshëm. I vetmi personazh që ka probleme me Kushtetutën është kryeoligarku, për të tjerë nuk di. Presidenti iu bën thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë, të shkojnë të votojnë. Nëse këto që them unë nuk jam të vërteta, ata e dinë shumë mirë si të votojnë. Gjithë qëllimi është për të instaluar një tirani.

Duhet ta kenë parasysh të gjithë se nuk mund të mbahet më peng Shqipëria, se po mbahet peng integrimi. I dini dosjet e Dibrës dhe Shijakut, që tronditën gjithë botën. Shqiptarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të lirë dhe jam i sigurt që ata do të rivendosin demokracinë, rendin kushtetues dhe do të ringrihet Shqipëria plot dinjitet”, u shpreh presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat