Kush është minatori që ndërroi jetë ditën e sotme në minierën e Bulqizës

Shqipëria

Kush është minatori që ndërroi jetë ditën e sotme në minierën e Bulqizës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Fiqiri Karaj

Fiqiri Karaj është minatori 49-vjeçar që ndërroi jetë ditën e sotme ndërsa po punonte në një prej galerive në zonën D në minierën e Bulqizës.

49- vjeçari, baba i tre vajzave punonte në një minierë private ku gjatë punës një masiv kromi është shkëputur nga tavani i galerisë duke e zënë poshtë dhe lënë të vdekur.

Ndërkohë viktima aktualisht është në morgun e spitalit të Bulqizës për ekspertizë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat