Blloku i fiqve pranë rezervuarit në Uznovë është përfshirë nga flakët.
Shkak i zjarrit kanë qenë mbeturinat, të cilat janë djegur nga vetë pronarët, të cilët nuk kanë arritur të kontrollojnë dot flakët.
Zjarrfikësit janë njoftuar menjëherë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Por nga flakët janë djegur 1 hektar tokë, 40 rrënjë fiq dhe 40 rrënjë ullinj e shkurre.