Vrasja e vëllezërve Bilali, avokati i Stojkut: Po mbahet padrejtësisht në qeli, nuk ka asnjë provë që e lidh me ekzekutimin e tyre

Shqipëria

Vrasja e vëllezërve Bilali, avokati i Stojkut: Po mbahet padrejtësisht në qeli, nuk ka asnjë provë që e lidh me ekzekutimin e tyre

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Avokati i Stojkut

Arsen Stojku i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 Mars te 2019-ës në Shkodër po mbahet padrejtësisht në qeli.

Kjo ka qenë deklarata e Artan Gjuzit avokatit të tij i cili para dyerve të gjykatës së Shkodrës është shprehur se procesi është procesi është paragjykuar sepse më përpara janë dënuar përkrahësit e dyshuar të autorit, Myslim Rama me 4 vjet e gjysmë dhe me dy vite Denis Brahimi, ndërkohë që nuk është dënuar ende autori i dyshuar.

Artan Gjuzi shprehet po ashtu se klienti i tij, Arsen Stojku po mbahet padrejtësisht në qeli pasi, shton ai, nuk ka asnjë provë nga ana e prokurorisë lidhur me vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali. Avokati tha se Stojku, për 50 ditë është mbajtur në torturë e i izoluar në burg, në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se ka pasur një padi ndaj drejtorit të burgut të mëparshëm në burgun e Reçit.

Arsen Stojku 29 vjeç dhe Milslim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës janë arrestuar me 25 Prill të 2019-ës në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër ngjarje kjo e ndodhur me 30 mars të 2019-ës. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Brahim dhe Astrit Bilali janë vrarë me 21 plumba, brenda në banesën e tyre në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat